Dalin të tjera detaje nga ndryshimet që qeveria ka propozuar në ligjin për Urdhrin e Mjekut me qëllim shmangien e abuzimeve me pacientët. Në bazë të këtyre ndryshimeve Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë për t’u punësuar pranë një institucioni privat.
“Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë pranë titullarit të institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar, për tu dypunësuar në një institucion privat”.
Kjo dispozitë ligjore prek bluzat e bardha të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza si dhe 5 spitale të tjera në vend që u është dhënë karta e Autonomisë Menaxheriale Spitalore, si spitali memorial I fierit dhe spitalet rajonalë Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Shkodër.
Ligji për Urdhrin e Mjekut ndryshoi pas asaj që u zbulua në Spitalin Onkologjik. Ndryshimet ligjore prekin edhe shefat e shërbimeve të cilëve gjithashtu nuk u lejohet dypunësimi.
/a.r