Kryetari Kuvendit, Kadri Veseli nuk është edhe aq i pasur. Ai ka një banesë me vlerë 97 mijë euro dhe tjetrën me vlerë 125 mijë euro.
Veseli ka deklaruar edhe një veturë xhip, me vlerë 16 mijë euro. Ndërkohë, para të gatshme ka deklaruar 13 mijë e 500 euro.
Ndërsa, pasuria e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, arrin shumën që për shumë qytetar të Kosovës është e pa arritshme, pasiqë ai ka pasuri afër 500 mijë euro, raporton telegrafi.com.
Sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Haradinaj ka të holla në Raiffeisen Bank, 6 mijë euro dhe 7 mijë euro para të gatshme, transmetojnë mediat.
Ai ka sqaruar se të hyrat mujore i merr nga partia, 1,700 euro dhe nga pensioni invalidor që jep Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, 225 euro.
Ai ka ndërtuar shtëpinë me mjete personale të trashëguara, si dhe me ndihmën e bashkëluftëtarëve, vlera e të cilës është 300 mijë euro.
Haradinaj ka deklaruar si pasuri edhe 200 hektarë tokë kodrinore, të cilën e ka blerë nga privatizimi në vlerë prej 75 mijë euro. Gjithashtu, ka blerë edhe tokë-truall në vlerë 27,300 euro.