Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi plagosën me thikë 41-vjeçarin në Tiranë.
Sipas policisë, B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, janë arrestuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, ky 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
/a.r