Gazetarja e njohur, Monika Stafa, është zgjedhur sot në krye të Këshillit të Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli drejtues i AMA-s votoi edhe emërimin e një tjetër gazetari, Urim Bajrami, për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ankesave.
Më herët AMA kishte votuar gjithashtu një gazetar, Erald Kaprin, si anëtar i këtij Këshilli.
Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga AMA, thuhet se roli i kësaj strukture, tashmë të plotësuar, do të jetë mbikëqyrja e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA.
“Kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimit të opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive“, thuhet në njoftimin e AMA.