Presidenti francez Francois Hollande tha se skandali i Panama Papers është për të një “lajm i mirë”, pasi nëse shumë prej pretendimeve do të vërtetohen, atëherë shteti francez do të përfitojë nga taksat e papaguara.
“Unë mund tju siguroj se, teksa informacioni të dalë, menjëherë do të zhvillohen hetime, dosje do të ngrihen dhe gjyqet do të bëhen… Këto publikime janë një lajm i mirë, pasi ato do të rrisin të ardhurat tona në taksa, prej atyre që kanë bërë mashtrime dhe fshehje të pasurive.”- tha Hollande.