Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, më 26 shkurt.
Një muaj përpara tri partitë opozitare kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që të kontestojë zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës, transmeton KP.
Në një njoftim zyrtar në web faqen e Kushtetueses arsyetohet: Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113.5 te Kushtetutës, te nenit 27 dhe nenit 42, paragrafi 1.3, te Ligjit dhe ne mbështetje te rregullave 36 (1) (d), (2) (d) dhe 55 (4) te Rregullores se punës, me 21 mars 2016, me shumice votash VENDOS I.
TA DEKLAROJE kërkesën te papranueshme; II. TA REFUZOJË kërkesën për Masë të përkohshme; III. TA REFUZOJË kërkesën për dëgjim publik; IV. T’ UA KUMTOJË këtë vendim palëve; v. TA PUBLIKOJE këtë vendim në Gazetën Zyrtare, ne pajtim me nenin 20. 4 te Ligjit; VI. Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin përfundimtar të Gjykatës.