Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (30 korrik) në një lokal në Velipojë, në fshatin Rjoll.
Mësohet se në tarracën e lokalit të shtetasit Andis Danaj, 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Siç shihet nga pamjet nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale.
“Nga ora 3 e natës ka marrë vëllai në telefon dhe më tha; hajde shpejt se kanë hedhur lëndë plasëse në lokal. Është hera e dytë që ndodh. Që në herën e dytë, vëllai rri këtu dhe ruan objektin.
Siç shihet dhe në pamje, ka pasur dëme materiale. Nuk kemi konflikte, Unë jam emigrant prej 10 vitesh në Gjermani, jam me nënshtetësi gjermane. E kam parë të arsyeshme që të bëja një investim në vendin tim. Nuk e di se pse ndodhi. Të vinë, të sulmojnë, pa i pasur kurrë kujt borxh, nuk e di. Policia të merret seriozisht me çështjen, se është hera e dytë. Duhet të gjenden autorët.”, tha vëllai i pronarit të lokalit, Kristian Preka.
/a.r