A2 CNN ka publikuar pamjet e makinës së personave të dyshuar për masakrën në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona.
Të dhënat e para hetimore të policisë dyshojnë se shënjestër e këtij atentati, ka qenë Shyqyri Kalemi 74 vjec, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Nga të shtënat automatike në vendngjarje mbetën të vrarë edhe Gledian Muka, kamarier i lokalit si dhe një tjetër klient i rastësishëm, i identifikuar si Marsel Çela.
I plagosur rëndë nga kjo ngjarje mbeti edhe vëllai i viktimës, Kalemi, Artur kalemi i cili po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Gjirokastrës me plagë në këmbë dhe kraharor.
Pas kësaj masakre, që nuk ishte dëgjuar në Memaliaj as në vitin e mbrapshtë 1997, autorët e dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë tre, janë larguar me një autoveture në drejtim të Mallakastrës dhe kanë djegur më pas mjetin në fshatin Bejar për të humbur gjurmët.
Në mjetin e djegur policia gjeti tre armë zjarri kallashnikov me të cilat dyshohet se është kryer atentati. Drejt Memaliajt dhe zonës së Mallakastrës janë ngritur disa postblloqe policore, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe forcat RENEA.
Dyshimet e para janë që kjo masakër të këtë si motiv hakmarrjen nga Shyqyri Kalemit, për shkak të djalit të tij, Andrea Kalemi, i njohur edhe si Tik Kalemi dhe disa familjarëve të tjerë që dyshohen të implikuar në disa vrasje, që kanë nisur që në vitin 2021.