Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar të bëjë publike denoncimet që sipas tij i vijnë nga “fotografi dixhital”.
Bëhet fjalë për disa foto të një kantieri ndërtimi.
Sipas Berishës, aty po ndërtohet një studio dy-katëshe nga kryeminsitri Edi Rama, pa leje ndërtimi.
Ja postimi i plotë i Berishës:
Fotografi dixhital denoncon:
Edi Ramen qe po nderton studio dykateshe per vete, pa leke dhe pa leje! sb
“Pershendetje Doktor,
Po ju dergoi keto foto bashkangjitur.
Jane bere te ish Poligrafiku. jane ambjente te privatizuara nga Kryegjyshata e bektashinjve por te Marra me qera nga Adi Muho (ose Murraj – s’jam shume i sigurt per mbiemrin) me nja dy artiste te tjere.
Pothuajse cdo fund jave Rama perdor ambjentet e ketij Adit per te bere pikturat e tij.
Ndersa ne keto foto tregohen punimet qe po ben Rama (me sa kam une informacion PA LEJE NDERTIMI) per studion e tij dy kateshe. Ndertimi dhe ambjentet ruhen tere kohen me rojet te gardes.
Po ju informoj gjithashtu se Rama KA QENE aty qe nga Ora 10.30 deri ne 17.00 DUKE PIKTURUAR nderkohe qe zhvillohej PROTESTA dhe ARRESTOHESHIN qytetaret tek parku i Liqenit,me respekt..”