Detaje të tjera zbardhen nga vrasja e ndodhur sot në fshatin Gallatë të Kurbinit. Mark Ndreca, 50 vjeç u vra me armë zjarri nga shtetasi Tom Lala, 69 vjeç.
Burime brenda Policisë thonë se Lala dhe Ndreca kishin patur një konflikt për disa profile hekuri raporton Panorama. Pas konfliktit të ndodhur disa ditë më parë, viktima kishte vendosur ta denonconte autorin.
Ai kishte bërë kallëzim në polici se Tom Lala e kishte kërcënuar me jetë. Mirëpo, ditën e sotme, Lala e qëlloi me armë zjarri Ndrecën, duke e lënë të vdekur në vend. Ai është shpallur në kërkim nga Policia.