Një amerikan (69-vjeçar) qëlloi në Los Angeles, t’birin e tij, për shkak se ai është homoseksual, referoi në fundjavë Zyra e Prokurorit të Shtetit amerikan, cituar nga BETA.
Sehad Kalil Isa akuzohet për vrasje me paramendim, sipas televizionit amerikan CNN.
Sehad që kohë më parë ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur për të vrarë djalin e tij Amir Isa (29-vjeç) për shkak të orientimit të tij seksual, tha prokurori.
Siç u tha nga njoftimet, kur policia erdhi në vendin e ngjarjes gjetën trupin e tij ballë shtëpisë së familjes kurse gjetën dhe trupin e nënës së tij në shtëpi, të vrarë po ashtu.
I akuzuari i tha policisë se djali ka qëlluar në vetëmbrojtje pasi ai e sulmoi atë me thikë, raporton gazeta “Los Angeles Daily”. Policia po përpiqet për të përcaktuar rrethanat e sakta në të cilat vdiq edhe nëna e njeriut të vrarë ri, trupi i të cilës u gjet në banjë.
Sehad Kalil u arrestua dhe e kërcënon atë dënimi i përjetshëm.