Ish-Ministri i Punës në qeverinë Berisha, Spiro Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Lartë e cila ka refuzar të lirojë nga burgu ish ministrin e arrestuar më 29 Janar me akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ka drejtuar Ministrinë e Punës.
Vendimi për të mos pranuar rekursin e ish Ministrit Ksera nga Gjykata e Lartë është marrë më 24 Mars 2016 dhe është zbardhur në faqen e internetit të gjykatës këtë fundjavë.
Ksera ju drejtua gjykatës së lartë më 9 Mars 2016 me Rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë pasi më parë shkalla e parë dhe ajo e aplelit vendosën ndaj tij arrest me burg.
Ish Ministri Ksera u arrestua mbrëmjen e 29 janarit në fshatin Dervican të gjirokastrës ndërsa prokurori Ndini Tavani i cili heton dosjen me abuzimet në aktivitet e organizuara nga Ksera e akuzon atë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën me 30 milion lekë.
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale e drejtuar nga Spiro Ksera kryente pagesat për aktivitetet e zhvilluara pa i justifikuar me fatura, madje dhe duke dhënë si provë vente të zhvilluara në vende të tjera nga ajo që ishte përcaktuar. Nën këtë akuzë Prokuroria e Përgjithshme ka ndaluar ish-ministrin Ksera i akuzuar për përfshirjen në vjedhje për 30 milionë lekë. Burimet kanë bërë të ditur se mungesa e faturave dhe e zhvillimit të eventeve është parë në të paktën dy raste.