Ish-mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, beson se trajneri Antonio Conte do të ketë sukses me “Blutë”, nëse emërohet trajner i skuadrës. 46-vjeçari është pjesë e medieve për një kalim te Stamford Bridge gjatë verës.
Ai tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Italia pas Euro 2016 për t’u kthyer si trajner i klubeve. “Nuk e njoh shumë, por ai ka të kaluar të mrekullueshme, së fundmi me Juventusin. Kam folur me Andrea Pirlon për të dhe ai ka vetëm fjalë të mira për të”, ka thënë Lampard për “BT Sport”, transmeton koha.net.
“Mendoj se është punëtor i madh. Do t’i bëjë lojtarët të punojnë shumë. Do të jetë punë e vështirë te Chelsea tani, por mendoj se ai ka pedigre për ta bërë këtë, por vendimi akoma s’është marrë”, ka shtuar anglezi. Conte ka fituar tre tituj rresht të Series A në kohën e tij te Juventusi.