Presidenti Bajram Begaj u nis sot për një vizitë dyditore në Kosovë, gjatë së cilës do të zhvillojë takime në tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj do të nderojë gjithashtu ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.
“Jemi të vetëdijshëm se kauza e Kosovës nuk ka përfunduar, por jemi të palëkundur në bindjen tonë se realiteti, Republika e Kosovës, e pavarur dhe sovrane, është e padiskutueshme dhe e patjetërsueshme”, është shprehur Presidenti më herët gjatë vizitës së 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.