I ftuar në studion e lajmeve “Ora News” për të folur për rritjen e koefiçentit për pensionet, ishte ish-kreu i Auditit ne ISSH, Kujtim Hoxha.
“Për të patur një qartësi në interpretimin e këtij vendimi të qeverisë që do të hyjë në fuqi në datën 1 korrik të vitit 2024 duhet të bëjmë prezencë se çfarë janë koefiçentët e indeksimit të pagave.
Ligji parashikon që çdo person që plotëson kushtet e nenit 92 të ligjit 7703 dhe ka jo më pak se 15 vjetërsi pune, ka të drejtë të dalë në pension.
Një pensionist që del në 1 korrik 2024 shtesën e pensionit do e marr 13.5% për atë efekt që ka shtesa e pensionit.
Pjesa që ka dalë më parë në pension do të marrin indeksimin. 20 mijë përfitojnë pension më të lartë se ata që kanë dalë më herët.”/m.j