Futbollistët e Kombëtares dhe veçanërisht Bekim Balaj, kanë ‘gjuajtur’ moderatoren Luana Vjollca pas intervistës me kapitenin Lorik Cana.
Moderatorja e ka pyetur Balaj sepse ai është shumë i komentuar për sa i përket historive të dashurisë me vajzat e ekranit, dhe futbollisti nuk ka stopuar me komplimente për moderatoren , duke i thënë se i ka sytë shumë të bukur, etj.
“Kam edhe një kërkesë meqë doli dielli mund edhe të lirohesh pak, ta heqësh pallton”, ka thënë Balaj dhe Luana i kërkoi që shkonte t’ia hiqte ai. Futbollisti Balaj nuk ka hezituar ta bëjë këtë gjë madje i ka qëndruar moderatores shumë pranë, transmeton syri.net.
Një tjetër moment flirti mes tyre ka qenë ai kur futbollistët firmosën fanellën për Luanën dhe ajo e veshi menjëherë atë, duke premtuar se do ta mbante në çdo ndeshje të Kombëtares. Bekimi ju afrua përsëri dhe i’a lidhi bluzën moderatores.