Gjatë prezantimit të programit elektoral të Lulzim Bashës për zgjedhjet e vitit 2025, është ndërprerë energjia elektrike.
Partia Demokratike zyrtare ka mbledhur këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar, ku kreu i saj po prezanton programin për zgjedhjet e 2025.
Në fjalën e tij, Basha u shpreh se Partia Demokratike, është e vetmja forcë që mund të hartojë një program për zhvillimin e vendit.
Kjo pasi sipas Bashës, PD është e vetmja “që nuk interesohet vetëm për hallet e demokratëve, por edhe për shqiptarët në tërësi.”
/a.r