Një sherr ka ndodhur në zonën Aegaleo në Athinë, ku tre persona janë konfliktuar me një çift për arsye ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës, njoftojnë mediat greke.
Sipas një video të publikuar në media, shihet se dy makina kishin ndaluar fillimisht në semafor të kuq. Më pas, drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë me tone të larta dhe nga njëra makinë kanë zbritur tre persona, të cilët janë vërsulur drejt çiftit.
Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43-vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të. Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.
Burrë dhe grua janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa tre personat e tjerë janë shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme procedurale. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./m.j