Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit të PD, Flamur Noka, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në New24 ka folur në lidhje me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë.
Noka u shpreh se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.
Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.
Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?
Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.
Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?
Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.
Do ishit dakord të ishte pasardhëse?
Noka: Për sa kohë të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar./m.j