Gjatë vizitës së saj në Tiranë, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se Shqipëria u është vendi i sigurt origjinës për BE-në, ndaj shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil. Por përpos kësaj shqiptarët mbeten ndër të parët që kërkojnë azil.
Mediat holandeze shkruajnë se në këtë vend shqiptarët janë azilkërkuesit e parë, në 2 muajt e parë të 2016, 480 shqiptarë kërkuan azil. Edhe pse shanset për të marrë statusin e refugjatit në Holandë janë praktikisht zero, kërkesat për azil në këtë vend janë shtuar, referuar “Koha”.
Në të njëjtën kohë, numri i sirianëve që aplikojnë për statusin e refugjatit në Holandë ka rënë nga 5,000 në muaj në disa qindra. Që nga janari 2015, vetëm për shqiptarët janë refuzuar 795 kërkesa.