Policia ndalon ish deputetin e PD-së, Ndriçim Babasi. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Shkak për këtë ndalim duket se është bërë dhuna e përdorur nga PD-ja në protestën e kundër ndërtimit të një parku lodrash tek Liqeni.
Sipas Bashës, Babasi është kryetar i PD-së i njësisë nr 5.
Basha lajmëroi se do të shkoj drejt komisariatit ku është ndaluar Babasi, dhe u kërkoi qytetarëve mbështetje për lirimin e tij. Kreu i PD-së deklaron se atë e kanë ndaluar polic me maska.