Nga sezoni turistik na ndajnë vetëm pak muaj ndërkohë që Vlora duket se nuk po arrin pritshmëritë përsa i përket infrastrukturës.
Opinione qytetarë të ndryshëm në qytetin bregdetar shprehen se gjendja e infrastrukturës lë shumë për të dëshiruar. Disa shprehen se prisnin më shumë investime të tjerë shprehen se Vlora është lënë jashtë vëmendjes prej kohësh. Për qytetaret duhet shume pune dhe investime pasi edhe pse janë ber disa përmirësime, gjendja ne te cilën është qyteti aktualisht është mjaft problematike.
Duke kërkuar me shume vëmendje për qytetin, disa banore kane përmendur kryebashkiakun Erion Veliaj duke kërkuar qe shembulli i punës se bere ne Tirane te jete edhe ne Vlore. I vetmi investim madhor ne qytet është ‘Lungomare’, për te cilin qytetaret kane mjaft ankesa jo vetëm për faktin se rruga që po përshkojnë aktualisht si devijim është e dëmtuar dhe rreziku i aksidenteve është mjaft prezent por edhe për vet punimet ku banoret që jetojnë pranë saj shprehen se duhet te merren masa për lëvizjen e qytetareve te asaj zone. Problemet e infrastrukturës janë prezentë edhe në zonën e Skelës dhe të plazhit të vjetër, të cilat lidhen drejtpërdrejt me turizmin ku kalimi ne to është i vështirë jo vetëm për njerëzit por edhe për automjetet, ndërkohë qe zona e plazhit te vjetër apo Zvernecit mund te evitohet nga turistet edhe këtë vit vetëm per infrastrukturën.
BW