Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është përplasur me Lulzim Bashën gjatë interpelancës për amnistinë penale.
Manja e ka akuzuar Lulzim Bashën se dashurinë për SPAK-un ta tregojë me vepra dhe të vetëofrohet për t’u hetuar për çështjet që ia ka pushuar “drejtësia e vjetër”. Po ashtu, ata u përplasën dhe në lidhje me flokët, ku sipas Bashës, ministri i Drejtësisë, nuk ka argumente dhe merret me gjëra personale.
Lulzim Basha: Mashtrues, mashtrues ordiner, pse gënjen (Dëgjohet në sfond)
Ulsi Manja: Është një çështje tjetër që ka thënë Strasburgu, 21 janari është krim shtetëror i pahetuar. Moralisht të jesh ish ministër i Brendshëm të vriten 4 qytetarë të pafajshëm dhe mos të ndjesh detyrim moral të vihet në dispozicion të drejtësisë së re, ku është moral për SPAK, aty e keni, nëse e doni shkoni të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit. Jam gati për dosjen 184, po ti je gati të ikim të dy atje? Të tjerat janë retorikë politike. Drejtësia flet me fakte. Ju e keni njëri me tjetrin dhe kthen gishtin këtej. Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë.
Lulzim Basha: Që je rëndë kuptohet, se një njeri që s’ka argumente merret me gjëra personale. S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Të ngelen leshtë e mi në gojë, ti merru me të vërteta. Ke 11 vjet në qeveri, çoje në Prokurori, ti gënjen unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu. Ju jeni mashtrues tjetër gjë thoni e bëni. 21 janari, a nuk i bëtë kryetar bashiksh pushkatarët e 21 janarit, a se vutë ju në front sebepin e 21 janarit. Ca ju ka penguar ju, pse duhej të prisnit Strasburgun. Pse i gënjeve shqiptarët kur amnistove të korruptuarit dhe vazhdon të mbash me ndjekje penal e prindërit e fëmijëve që u lëshove gaz për ti nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe protestues. Përgjigja është e thjeshtë se ti dhe shefi jot jeni nona e korrupsionit.
Ulsi Manja: Nuk merrem me gjëra personale se bashkë jemi moshatarë jemi një gjeneratë më dhimbset vetja se ty të shtohen mua me bien. Kam hallin tim, kush thotë të vërtetën në këtë sallë secili do të besoj të vërtetën e vet. Ndryshe nga ti, kur të tutë thonë se edhe kur të pyet për orën gënjen këta të mitë nuk kanë arritur ta thonë për mua se ditën kur ta thonë do t’iki nga politika. Jam gati është bërë refren dosja 184. Jam gati të shkoj, A je gati ti për ato që fola unë, të shkojmë atje. Kjo mazhorancë ka meritën e madhe që vuri në gojën shqiptarëve fjalën SPAK, një realitet i pamohueshëm sot për Shqipërinë dhe rrugëtimin në BE.