Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja do largohet nga Chelsea në fundin e këtij sezoni. 22-vjeçari është i huazuar deri në fundin e qershorit te Fulham dhe pas këtij momenti i ka kërkuar klubit mëmë (Chelsea) një ndarje pëfundimtare.
Diçka të tillë e bën me dije i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano. Gazetari italian tregon se ndarja përfundimtare do ndodhë gjatë verës, me Chelsean që do lejojë Brojën të gjejë një destinacion të ri.
Për djaloshin kuqezi janë disa klube evropiane të interesuara, ndërsa nuk është çudi që ai të mbetet sërish në Premier League.
“Chelsea dhe Armando Broja po planifikojnë të ndahen këtë verë. Transferimi i përhershëm pritet të ndodhë sapo Broja të kthehet nga huazimi në Fulham. Sulmuesi shqiptar është në listën e disa klubeve në Evropë dhe Premier League, duke e parë atë si objektivin kryesor”, thotë Romano.
Këtë sezon Broja nuk po gjen veten, ndërsa në 26 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një rast. Në total Broja ka marrë 753 minuta me Chelsean dhe Fulham (prej janarit 2024). Për momentin sipas “Transfermarkt” vlera e tij në treg është 28 milionë euro.
Pritet që ai të jetë pjesë e listës së Shqipërisë për në Euro 2024 dhe performaca në Gjermani do e ndihmojë djaloshin që të vendos të ardhmen./m.j
🚨🔵 EXCL: Chelsea and Armando Broja are planning to part ways this summer.
Permanent transfer expected as soon as he returns from Fulham loan. 🇦🇱
Albanian number one striker’s on the list of several clubs in Europe and Premier League, looking at him as main option. pic.twitter.com/g5kVQhLdcK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 7, 2024