Qyteti bregdetar i Durrësit është goditur mesditën e të dielës nga një tërmet me magnitudë prej 4 ballësh epiqendra e të cilit ishte në detin Adriatik.
Lëkundjet e larta kanë trembur banorët durrsakë sidomos në katet e sipërme të pallateve. Sipas burimeve, epiqendra ishte 7 km larg nga Durrësi dhe 37 km larg Tiranës.