I arrestuari për vrasjen e çiftit të të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit ka mohuar para hetuesve që të jetë ai autori. Thoma Mastora nuk ka pranuar të ketë goditur për vdekje Kosta dhe Kleoniqi Ilian, pavarësisht provave të gjetura brenda banesës së çiftit.
69-vjeçari u arrestua pas njollave të gjakut të gjetur në shtëpinë e të moshuarve dhe që nga ekzaminimi rezultoi se i përkisnin atij. Sipas policisë, Mastora i ka goditur burrë e grua me shkop dhe sëpatë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth 36 orë pasi çifti u gjetën të pajetë dhe fqinja e tyre.
Sipas uniformave blu, shkak i krimit janë bërë debatet dhe mosmarrëveshjet mes 69-vjeçarit dhe Kosta Ilias pasi ky i fundit nuk dëshironte që bashkëfshatari t’i shkonte për vizitë. Ata janë përplasur me njëri-tjetrin dhe ka qenë 84-vjeçari që e ka goditur me shkop Thoma Mastorën dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur duke i goditur të dy për vdekje. Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm ndërsa nuk kishin fëmijë.
/a.r