Juristi Romeo Kara deklaroi në “3D nga Alban Dudushi”që në radhë të parë duhet të heqim ndikimin e politikës në Policinë e Shtetit.
“Për mua dhe ajo që bënë deputeti Ervin Salianji është demagogji sepse duhet të shkojë dhe të sqaroi veten sepse është akoma i dënuar një vit, pastaj duhet të flasi për rendin. Si mund të jetë deputeti im dikush që është akuzuar për intriga” u shpreh ai.
Sepse sipas tij, është politika reale nga të gjitha krahët që e kanë shtyrë policinë hap pas hapi që të bjerë dhe në ndikimin dhe direkt të krimit dhe e ka të pamundur për ta ndalur.
“Nuk mjafton vetëm vetë pastrimi si koncept në Policinë e Shteti por duhet dhe kontrolle të brendshme nga AMP-ja me disa shkalle si proces” deklaroi ai.
/a.r