Një gjuhë të ashpër ka përdorur imzot Angelo Massafra para shkodranëve, duke u munduar të sjellë reflektimin e tyre në ditën e shenjtë për katolikët, atë të Pashkëve – ringjalljes së Jezu Krishtit.
Çfarë turpi! Këtë fjalë gjen Massafra për të gjithë ata shkodranë të krishterë që tokat bujqësore i kanë shndërruar në parcela droge për të fituar para të paligjshme.
Në meshën e shenjtë për festën e Pashkëve, imzot Massafra ka vijuar të flasë po me këtë ndjenjë turpi ndaj të krishterëve që mbjellin drogë, e që dalin kështu kundër idealeve e sakrificave në kohë të martirëve.
“Droga është vdekja, çfarë turpi! Nuk është e drejtë. Kështu kanë vepruar martitrët tanë? Jo nuk duhet ne kështu”, është shprehur imzot Angelo Massafra.
Shqiptarja.com