Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë që të rishikojë ligjin për armëmbajtje pa leje. Kërkesa i është dërguar edhe qeverisë dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Kërkesa e kryeprokurorit Adriatik Llalla vjen pas vendimit të Kushtetueses që shfuqizoi dënimet e rënda për armëmbajtje.
Kryeprokurori Llalla thotë se është “e nevojshme ndërhyrja në ligj që të shmangen keqinterpretimet”. / Top Channel