Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dy ditë më parë (30 prill) janë bërë prindër për herë të parë. Çifti mirëpritën në jetë vajzën e tyre Luna Maria Ejlli.
Lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes një postimi në Instagram, ndërsa morën me mijëra pëlqime edhe urime nga fansat dhe miqtë e tyre, por kishte edhe nga ata që nuk e uruan dyshen për ardhjen në jetë të vajzës së tyre.
Një ndër ta ishte edhe ish-opinionistja e “BBV”, Zhaklin Lekatari teksa ishte e ftuar në emisionin “Canape” tregoi arsyen se pse nuk i uroi publikisht çiftin.
“Nuk kam kontakte me të gjithë banorët e “BBV”. Jo, me thënë të drejtën nuk e kam uruar. Sigurisht që ardhja në jetë e një fëmijë është gjithmonë e begatë dhe jetë të gjatë të gjithë ata që lindin, jo vetëm vajzës së tij.
Por nuk mendoj se duhet të bëja një urim publik sepse nuk kam bërë urime të tjera publike për personazhe të tjerë. Nëse urimet i bëj, i bëj private, nuk i bëj asnjëherë publike. Mendoj se bërja e urimeve publike është pak sikur do të shesësh mend, që je njëri pozitiv dhe do pak nga vëmendja e tjetrit. Ndërkohë që unë mendoj se në këto ditë të bukura njerëzit duhet ta shijojnë vëmendjen e plotë dhe nëse dëshiron të bësh një urim, mund ta bësh edhe privatisht” – tha Zhaku.