Jose Mourinho bën parashikimin për ekipet që mund të jenë fitues të Euro 2024. Trajneri portugez dha mendimin e tij në një deklaratë për mediat vendase ku natyrisht në krye vendos Portugalinë.
“Për mua skuadrat që mund të shpallen kampione të Europës janë Portugalia, Franca dhe Anglia. Surprizat mund të ndodhin, natyrisht. Por duke parë cilësitë e lojtarëve mendoj që duhet të shkojë në Gjermani për ta fituar trofeun”.
Jose Mourinho se ka patur mundësi të merrte drejtimin e Portugalisë në të kaluarën, por nuk harroi të vlerësonte dhe punën e trajnerit aktual Roberto Martinez. Euro 2024 që do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
Portugalia e mori këtë trofe në vitin 2016, Franca është kampione në 1984 dhe 2000, ndërsa Anglia rezultatin më të mirë e pati në turneun e kaluar ku shkoi deri në finale. Në fazën kualifikuese përfaqësuesja portugeze pati ecurinë më të mirë në krahasim me favoritët e tjerë të përzgjedhur nga Mourinho, duke fituar të 10 ndeshjet.