1 maji i këtij viti e gjen vendin tonë me nivelin më të ulët të papunësisë prej vitit 1992, 10. 7%.
Ky është përfundimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në një takim me përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar Albana Koçiu u angazhua për të mbështetur kategoritë në nevojë që synojnë integrimin në shoqëri.
“Ia kemi dalë me vështirësi të integrojmë në tregun e punës gjithnjë edhe më shumë qytetarë dhe çfarë është e rëndësishme, të reduktojmë në mënyrë të vazhdueshme numrin e qytetarëve, apo numrin e familjeve që janë përfituese të ndihmës ekonomike”, tha ajo.
Përmes strategjisë kombëtare të mbrojtjes sociale qeveria tha ministrja synon aftësimin e profesional të personave që trajtohen me ndihmë ekonomike me qëllim punësimin e shpejtë të tyre.
“Kemi krijuar në total 120 mijë profile të individëve në moshë aktive pune, që janë pjesë e ndihmës ekonomike. Janë krijuar plane TIP, për mbështetje specifike, individuale të këtyre individëve, si dhe janë krijuar pothuajse 20 mijë skeda, profile nga Shërbimi Social Shtetëror. Rezultati i kësaj qasjeje është numri i punësimit që vjen në rritje”, shton ministrja.
Ministrja apeloi për të ndjekur kurset e trajnimit profesional si rruga e duhur për rikthimin në tregun e punës./m.j