Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjatë një takimi jo zyrtar ministror të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka ritheksuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për agjendën e integrimit në BE.
Shefi i diplomacisë shqiptare shprehet se rruga e reformave të vazhdueshme, mbetet vendimtare për forcimin e vlerave demokratike dhe sigurimin e progresit ekonomik.
Ministri Hasani deklaroi se pret me padurim zbatimin e shpejtë dhe në kohë të Planit të Rritjes.
Postimi i Hasanit:
Në takimin jozyrtar ministror të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ritheksova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për agjendën e integrimit në BE.
Rruga e reformave të vazhdueshme, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, të cilën Shqipëria e ka udhëhequr përmes një reforme gjithëpërfshirëse dhe transformuese në drejtësi, mbetet vendimtare për forcimin e vlerave demokratike dhe sigurimin e progresit ekonomik.
Ne presim me padurim zbatimin e shpejtë dhe në kohë të Planit të Rritjes, si pjesë e integrimit të përshpejtuar dhe jemi gati për të filluar negociatat për grupin themelor.
/a.r