Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci. Supermodelja i shpëtoi gjobës, por nuk mundi t’i përmbante lotët.
“Thjesht po përpiqesha që të qëndroja “larg” atij tipit,” i tha Bündchen oficerit, duke iu referuar paparacit që po e ndiqte.
Kamera në trupin e oficerit tregon momentin kur 43-vjeçarja shpërthen në lot duke i shpjeguar policit se paparacët po e përndiqnin.
“Jam kaq e lodhur,” tha Gisele mes lotëve. “Kudo ku shkoj kam këta tipat që më ndjekin nga pas. Asgjë s’më mbron dot. Thjesht nuk bëj dot asgjë. Une thjesht dua të jetoj jetën time.”
Oficeri e la modelen të largohej, por e këshilloi që të bënte një kallëzim në policinë e Majemit. Bundchen ka dy shtëpi në Majemi, pranë ish-it të saj, legjendës së Ligës Amerikane të Futbollit, Tom Brady.
/a.r