Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe ndaj kreut të Partisë Demokratik, Lulzim Basha.
Kulluri shprehet se Meta tregon se është në gjendje pasigurie dhe paranoje saqë i sulmon të gjithë, edhe gruan e tij.
‘Mesazhi nuk është pse më dënoni mua, është pse nuk dënoni tjetrin. Koalicionin kundër SPAK e shoh të pashpresë. Çfarëdo retorikë të përdori Rama, Meta apo Berisha. Nuk ka mundësi që ta rrëzojnë SPAK me ligj. Për sa kohë shoh dhe vendosmëri nga SPAK dhe ndërkombëtarët. Pavarësisht se u votua, po edhe socialistët nuk e kuptuan që bënë një reformë për të futur veten në burg. Për PS djegia e mandateve dhe zgjedhjet e 2019 krijuan iluzionin se ata do ishin përjetë në pushtet.
Meta më zërin e ngritur nuk tregon siguri, është pasiguri. Për marrëdhënien me ligjin dhe çështjet që po hetohet. E qartë se ky agresivitet është me shkak konkret dhe arsye konkrete. Nuk mbrohesh dot me retorika. Shteti përfaqëson dhunën legjitime në shoqëri. Ka një problem, kur 74% e miraton punën e SPAK, asnjë politikan nuk ka shans për t’i dalë kundër vullnetit të shqiptarëve. Dhunën nuk e ka një parti e ka shteti.
Zoti Meta ka punë të tjera për të bërë nuk ka punë të merret me Bashën. Është pjesë e paranojës së përgjithshme që e ka kapur. Edhe akuzat ndaj bashkëshortes dhe kryesisë së partisë së tij. I akuzon të gjithë përveç Berishës. Në fakt ai që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj ai do jetë vonë’, tha Kulluri./m.j