Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, këtë herë në italisht, lidhur me reportazhin investigativ të RAI3, ku thuhej se marrëveshja Rama-Meloni për të ngritur kampe emigrantësh në vendin tonë, ishte negociuar nga sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë në Shqipëri, Engjëll Agaçi, të cilin media italiane i referohej si avokat i narkotrafikantëve shqiptarë gjatë kohës kur punonte në Itali.
Duke e quajtur të shpifur episodin rreth Shqipërisë, Rama thotë se autori i emisionit, gazetari Sigfrido Ranucci, ka gënjyer duke thënë se Agaçi nuk i ka kthyer përgjigje, ndërkohë që faktet, sipas Ramës janë se ai i ka dërguar përgjigje me shkrim sipas kërkesës së gazetarit të emisionit.
“Nëse ky është shërbim publik, atëherë unë jam Federico Fellini”, shkruan Rama në “X”.
“Kulmi vjen kur autori thotë, sikur të kishte bërë ndonjë zbulim të hatashëm, se “Agaçi ka konfirmuar se ka kontribuar, që kur është bërë këshilltar juridik i Ramës, në realizimin e protokollit për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë”, duke gabuar trashë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk është këshilltari im juridik, por mban këtë detyrë prej vitit 2013, ndërkohë që protokolli është i vitit 2023.
“Për momentin po përpiqem të besoj se ky sulm ndaj Giorgia Meloni-t, në dëm të Shqipërisë, nuk ka qenë një mëkat dashakeq kundrejt vendit tim dhe që importimi i disa shpifjeve edhe për vëllain tim, për të cilat ka ngritur padi dhe po pret fjalën e drejtësisë, ka ndodhur si pasojë e një lehtësie që gjithmonë e më shumë në këto kohë ka prekur fuqinë e fisshme të informacionit”, thotë Rama.
/a.r
Mia nonna che mi ha insegnato l’italiano mi diceva spesso che errare è umano ma perseverare è diabolico. A ricordarmelo adesso è questo ulteriore passo falso di @RaiTre Report, il cui conduttore clamorosamente persevera con le stesse falsità già contenute nella schifosa puntata…
— Edi Rama (@ediramaal) April 24, 2024