Për avokatin Idajet Beqiri SPAK duhet të kishte vepruar ndaj Sali Berishës i cili së bashku me dhëndrin shkelën arrestin shtëpiak duke dhënë një intervistë për emisionin Report në Rai 3 në Itali.
Në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv Beqiri tha se Berisha ka shkelur hapur ligjin dhe se SPAK duhet ta kishte çuar në burg për shkelje të arrestit të shtëpisë.
“Në Kukës ishte në arrest shtëpie i shkoi xhaxhai në shtëpi. Ky doli e përcolli te dera e shtëpisë xhaxhanë dhe menjëherë u arrestua dhe vajti në burg. Kurse ky mban fjalime. U jep mesazhe prokurorëve që do t’ju zhduk kur të vij në pushtet.
Fut si pa të keqe në shtëpinë e tij një grup xhirimi. Armiq të betuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. SPAK nuk mban qëndrim megjithëse është në dritë të diellit që ka thyer arrestin. Nëse komunikon shkon në burg,. Fakti që nuk e çon në burg SPAK do të thotë se SPAK e kemi por e kemi foshnje, e kemi ende një krijesë shumë fraxhile. Po e ruajmë se mos na i japin një goditje shumë të rëndë”, tha Beqiri në intervistën e dhënë për gazetarin Arbër Hitaj./m.j