Kulla Veneciane në Durrës, e ndërtuar gjatë shekullit XV, pas restaurimit është shndërruar përmes teknologjisë, në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kjo kullë e cila pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, u restaurua nga fondi evropian EUCulture, financuar nga BE.
Punimet restauruese, përfshinë pajisje multimediale me një buxhet prej 700,000 € dhe rreth 300,000 Euro shtesë u investuan për zhvillimin e përmbajtjes multimediale.