Në një intervistë për MCN TV, gazetari Denis Dyrnjaja ka zbuluar një detaj lidhur me aktori Mehdi Malkaj, i cili ka folur në protestën sot para Bashkisë së Tiranës.
Dyrnjaja tha se aktori ka konflikt interesi sepse gruaja e tij ka punuar në UKT dhe e ka shtyrë 5 vjet daljen në pension.
“Shikoj aty Mehdi Malkajn, një aktor i nderuar, por që për shembull, di që gruaja e Mehdi Malkaj ka shtyrë 5 vjet pensionin në UKT. Pra, ka një konflikt interesi. Shikoj aty djalin e Fahri Balliut. Po mirë mo djali i Fahriut, po Fahriu vetë a ka përfituar tendera kur ishte në pushtet tendera? Duhen thënë disa gjëra siç janë. Këta njerëz kanë pasur pushtet dhe janë marrë me tendera, me biznese dhe me afera, me gjëra”, tha Dyrnjaja.