Analisti Skënder Minxhozi thotë se krisja Ilir-Metas Kryemadhi ka ardhur pasi partia e tyre ka pasur rënie të votave në zgjedhjet e fundit.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se atyre iu duhej një alibi, teksa me këtë krisje, rënia e votave do të vazhdojë.
“Situata është shumë e qartë. Në zgjedhjet e 2017, LSI e asaj kohe, ka marrë mbi 220 mijë vota. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, LSI ka marrë 107 mijë vota, pra gjysmën pothuajse, më pak se gjysmën. Tani, me këtë çarje, unë e kam të qartë, a mund të krjojë një krizë e brendshme e tillë, ku çifti që ka themeluar dhe drejtuar partinë, që ka qenë gjithçka për atë parti, nëse heqim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, nuk ka parti lirie, nuk ka figura të treta, të katërta, të pesta, kanë mbetur vetëm njëshi dhe dyshi.
Nëse këta dy persona çahen në mënyrë kaq publike, kur konsumohet një çarje e madhe, në kushtet kur partia ka njohur rënie votash nga njëra palë zgjedhjesh në tjetrën, nuk mbetet veçse të pritet që në zgjedhjet pasardhëse, rënia do të vazhdojë. Ju thatë që ndoshta kjo është një alibi.
Alibia shërben shumë pak, hyn në punë që të dalësh te gazetarët dhe të shfajësohesh. Por që të të gosdasë aleati yt më i afërt politik dhe bashkëshprti, kjo është anormale. Çifti Meta-Kryemadhi janë arsyeja pse sot kemi Partia e Lirisë, pa këta të dy nuk ka parti.
Nëse ka çarje, problemet do të pasqyrohen në zgjedhje. Situata ka qenë dramatike, parashikohet edhe më dramatike me këtë lloj krize të brendshme. Është një situatë që e shoh mjaft gri”, theksoi ai./m.j