Njerëzit “pezullojnë” pjesët e trurit të cilat përdoren për mendimin analitik dhe “aktivizojnë” ato pjesë të trurit që janë përgjegjëse për empatinë. Në rastin e kundërt, kur lipset nevoja për të menduar për botën e jashtme dhe atë fizike në veçanti, truri bën të kundërtën.
Ky është rezultati i dalë nga rreth 8 eksperimentime të një grupi shkencëtarësh.
“Kur ngrihet një çështje besimi, në një pikëvështrim analitik të situatës, gjithçka do dukej absurde”- tha Profesori Tony Jack, i cili drejtoi eksperimentimet.
“Por, nga ajo se çfarë mund të kuptojmë prej trurit është se “kalimi” në besim apo gjëra të mbinatyrshme, e shtyn tutje mendimin kritik/analitik, për të “ndihmuar” trurin që ne të rrokim më shumë një gjëndje socio-emocionale”- shton Profesori.
Një tjetër konfkluzion derivativ, është se personat që besojnë, kanë tendencën që të jenë më shumë empatikë, sesa ata që nuk besojnë në Zot.
Studiuesit thanë se truri njeriut i përdor të dyja këto “aftësi” të tij, por jo pak herë mund të ndodhë një përplasje mes dy rrjeteve.
“Për shkak se dy ‘rrjetet’ ndrydhin njëri tjetrin, ato mund të krijojnë ekstreme”- tha Richard Boyatzis, profesor i sjelljes organizacionale në Universitetin Case Ëestern. The Indipendent