“Pse mërzitesh kaq shumë?” “Sa delikat që je“, “ Shaka po bëja “ nëse e gjeni veten duke përdorur një nga këto fraza, mendoni se jeni duke lënduar dikë emocionalisht e reflektoni se ka mënyra të tjera për të shprehur mendimet tuaja…më të drejtpërdrejta.
Frazat pasiv-agresive përfshijnë fyerje të nënkuptura pa i thënë ato. Të qenit pasiv-agresiv sugjeron përdorimin e mjeteve indirekte ose jokonfrontuese për të përcjellë një qëndrim që nuk ju pëlqen.
Në vend që të bërtitet drejtpërdrejt, këto fraza i mundësojnë individit transmetim të emocioneve negative përmes komenteve sarkastike, ironike, komplimenteve të shtirura etj. Përgjithësisht i dëgjojmë më së shumti nga kolegët e punës (“Pa të ofenduar , por..”), e sidomos në përjekjet për të qënë të sjellshëm formalisht në komunikimet e drejtpërdrejta dhe emailet. Gjeneratat e vjetra i shohin emailet shumë ndryshe nga gjeneratat e reja dhe janë shumë më formal kur i shkruajnë, teksa informaliteti i brezave të rinj në komunimkimin e folur dhe të shkruar shihet si mosrespektim nga gjeneratat e vjetra. Përtej faktit që idiomat/frazat e përdorura rëndom në punë komunikojnë kuptime të paqarta, disa nga individët në ambientet e punës mbështeten në komunikimin pasiv-agresiv, duke e vlerësuar “aspak profesionale të jesh drejtpërdrejt i zemëruar ose i frustruar me një klient, koleg apo me eprorin”.
Gjithashtu frazat pasiv- agresive i shohim shumë shpesh në komunikimet e nënave më fëmijët
( “ e di që nuk është puna ime..”, “ ti i di të gjitha, por…,” “më fal që jam kaq …”,
sidomos me bijat e tyre.
Për nënat është shumë e vështirë të shprehin ndjenjën e mungesës së fëmijëve të tyre. “Më mungon të të kem gjatë gjithë kohës”. Nënat e kanë më të lehtë të shprehin fraza pasiv-agresive , duke nënkuptuar kritika të fshehta për zgjedhjet e jetës së vajzave të tyre e djemve të tyre, një mënyrë për ta për të shmangur konfliktin dhe dhimbjen e tyre, e cila është pak a shumë dhe thelbi i komunikimit pasiv agresiv.
Të mos harrojmë dhe frazat tipike pasiv-agresive të miqve me të cilët kalojmë një pjesë të mirë të kohës (“Hë se shaka po bëja”). Disa miqësi mund të bëhen të hidhura, duke na lënduar emocionalisht aq sa dhe të largohemi nga shoqëria e tyre. Miqtë më helm shpesh përdorin forma dinake të rafinuara të agresionit përmes frazave të tilla si: “sa i ndjeshëm je..”, nënkupton se ndjenjat e tua nuk janë të përshtatshme dhe se ka diçka që nuk shkon me ty që i ke këto ndjenja. Por, të shprehësh emocionet e tua, është një pjesë e shëndetshme e çdo miqësie dhe të thuash një frazë të tillë tregon mungesë empatie.
“ Hë se shaka po bëja… si nuk pranon një shaka?” është një tjetër frazë pasiv – agresive e thënë shpesh nga miqtë duke nënkuptuar “rregullo reagimin sjellor” por që në të vërtetë kamuflojnë komentet që mund të jenë lënduese për ata që u drejtohen. Përmes këtyre frazave, miqtë thjesht shkarkojnë përgjegjësitë. “ je me fat që më ke mua” – frazë që tregon superioritet dhe një shenjë e një miqësie jo të barabartë.
Një studim i bërë në vitin 2022 (me një kampion prej më shumë se 1200 individësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), gjeti se njerëzit më pasiv-agresivë janë kolegët e tyre (20%), nënat (18%) dhe miqtë (16%). 69% e tyre mendonin se njerëzit janë më pasiv-agresivë në internet sesa personalisht.
Duke parë rajonet e Shteteve të Bashkuara, verilindja dhe jugu ishin zonat që përdornin më shumë fraza pasiv-agresive (33%), megjithëse dallimet midis stileve dhe frazave rajonale të komunikimit mund të shihen lehtësisht si pasive-agresive pa kontekst. Për shembull, kultura rreth mirësjelljes në Jug mund të shihet si mirësjellje e shtirur ndaj dikujt.
Në fakt, mirësjellja e rreme/ polietesa e shtirur vlerësohet si shembulli më i keq i sjelljes pasive-agresive. Sjellje të tjera që renditen ndër më të këqijat përfshijnë pafajësinë e rreme ose të shtirur fake or feigned innocence dhe mirësinë e sforcuar (deri në manipulim- blerje të personit) weaponized kindness . Njerëzit përdorin mirësinë e sforcuar duke qenë tepër të sjellshëm si një taktikë manipulimi.
Normat e mirësjelljes në shoqëri janë tashmë pjesë e detyrueshme në ndërveprimin tonë:
Je i sjellshëm, je i pëlqyer. Nuk je aq i sjellshëm, je i përjashtuar socialisht. Por, kush mund të thotë me zë të lartë atë që i pëlqen dhe çfarë jo. Kush mund të shprehë çfarëdo që ndjen. Secili prej nesh dëshiron të pranohet ashtu siç është.
Dhe është pikërisht ky detyrim “ të qënurit gjithnjë korrekt” që disa individë ( të lirë në shpirt, jokonvencionalë dhe me mendim kritik) që i lodh disa nga jeta shoqërore: Kërkesa e mirsjelljes së imponuar edhe kur nuk ndjehet për tu dhënë …
Është shumë frustruese dhe e lodhshme që të jemi të mirsjellshëm me të gjithë / të dukemi të mirë gjithmonë me gjithkënd.
Të jesh i mirë me të gjithë do të thotë të mos jesh vetvetja gjithnjë e më shumë.
Fatkeqësisht, agresioni pasiv e bën të vështirë komunikimin në mënyrë efektive ose produktive për zgjidhjen e konflikteve. Të mësuarit për të komunikuar drejtpërdrejt mund të mos jetë e lehtë, por një komunikim i tillë garanton marrdhënie të vërteta/jo false dhe më cilësore.
Thuhet se shoqëria kështu funksionon; të jesh një person siç dëshiron shoqëria, atëherë pranon ekzistencën tënde. Por, ka një ndryshim të madh midis të qenit i sjellshëm dhe të qenit fals/ jo i vërtetë…një e qeshur false apo e sforcuar është thjesht një përpjekje mbijetese, një ndërveprim i padëshiruar shoqëror e padiskutim humbje e vetvetes.
Përgatiti @Rudina Koromani, Psikologe Klinike, 16 prill 2024