Lideri i AAK –së Ramush Haradinaj në konferencën e përbashkët me dy liderët tjerë opozitarë ka thënë se protesta e paraparë për t’u mbajtur te shtunen në sheshin Skënderbeu, është shtyrë për më vonë, transmeton koha.net.
Këtë vendim ai e arsyetoi me “se Kosovën e presin ditë të vështira” dhe se vendimi është marrë në bashkëpunim partitë tjera opozitar”.
Në konferencë foli edhe lideri i Nismas Fatmir Limaj. Ai tha se “ ne do të vazhdojmë protestat tona deri sa të arrijmë kauzën tonë”. Lideri I Vetëvendosje, Visar Ymeri nuk foli në këtë konferencë.