Avokati Romeo Kara thotë se nuk do të çuditej nëse Partia e Lirisë do të sekuestrohet, pasi kjo forcë politike është biznes familjar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Kara u shpreh se Meta do e përdorë partinë për t’u mbrojtur nga drejtësia.
Sipas Karajt, Meta e sheh veten të pashpresë dhe është nën paranojë.
“Nuk duhet të çuditesha që atë parti ta sekuestronin. E shoh partinë si një ndërmarrje aksionere, biznes familjar. Kurrë nuk ka pasur zgjedhje në atë parti dhe nuk ka dalë nga ndikimi total i familjes Meta. Partitë politike në Shqipëri, nga 2008 e këtej, janë organizatat më të mëdha kriminale. Do ta përdorë partinë edhe për t’u mbrojtur. Kur fillohet hetimi pasuror, nuk mund të mos ketë seksutrime. Nuk besoj si i kanë sekuestruar të gjithë pasurinë. Besoj se të telefonat, shkresat i kanë sekeustruar në funksion të hetimit. Meta po e kupton që nuk po tërhiqen, kjo është një nga hetimet për të cilat ai është në merak të madh. E sheh veten të pashpresë. Ky person po jeton në një mani, është në paranojë, nuk e kontrollon dot depresionin dhe stresin. I rekomandoj të qetësohet, se kështu dëmton veten”, theksoi ai.
/a.r