Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë këtë të martë (16 prill) mbi anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvall deklaroi se ndonëse dita e votimit është hap gjigand drejt anëtarësimit, nuk është hapi final, i cili kërkon gjithashtu edhe votën e ministrave të jashtëm.
Ky votim i sotëm, është kundërshtuar gjatë javëve të fundit nga Serbia, ku Presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm pune për të penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ky grup pune, sikurse ka deklaruar më herët Vuçiq, ka rezultuar efikas.
Kujtojmë se më 27 mars, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis (o. Bakoyannis), ku rekomandohej që Kosova të bëhej anëtare e plotë e KiE, pasi i ka përmbushur kushtet.
Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.
Kosova paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 pak kohë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë, pas agresionit në Ukrainë.
/a.r