Ish-Presidenti Ilir Meta duket se po shfaqet në publik me profilin e një influenceri në rrjetet sociale duke ngjallur mjaft reagim. Mesa duket kjo është një nga mënyrat që Meta të provokojë. Por duket se fjalimet e tij dhe mënyrës si po krijon profilin në rrjetet sociale tregon se edhe politika shqiptare po spostohet në këtë drejtim.
Është kjo një nga çështjet që u evidentua gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan nga Blendi Fevziu. Ky i fundit e gjeti me vend t’i drejtohet të ftuarit në studio Adriatik Lapaj, që duke parë lëvizjet e Metës duhet të fillojë edhe ai palestrën për të qenë gati në fushatë zgjedhore. Por Lapaj u përgjigj se e mund Metën “10 herë në ditë dhe 30 herë në natë në çdo fushë”.
Blendi Fevziu: Do fillosh palestrën se po vazhdove kështu të mbyti Meta në fushatë.
Adriatik Lapaj: Ta them pastaj.
Adriatik Lapaj: E mund 10 herë në ditë, 30 herë në natë sa herë të dojë.
Blendi Fevziu: Ku e mund mo?
Adriatik Lapaj: Në çdo fushë.