Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pati një përplasje sot me deputetin demokrat Dashnor Sula, ndërsa diskutohej në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Nikolla i kërkoi Sulës që mos ndërhyrjë kur nuk i jepet fjala. Kaq është dashur që Sula të shpërthejë ndaj Nikollës.
Pjesë nga debati:
Lindita Nikolla: Qetësohu me bën si aktor filmash aty.
Dashnor Sula: Kur nuk respekton rregullore…
Mos me ndërprit mua fjalën moj kush je ti? Bëhu më serioze. Si kryetare Kuvendi lë shumë për të dëshiruar. Këtu flitet për autobusin ti del tek pronat e Himarës./m.j