Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë 3 herë radhazi në mbledhjet për komisionin hetimor për Shëndetësinë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi i ka cilësuar si shfaqje teatrale qëndrimet e kryetares së Komisionit Hetimor Albana Vokshi te ‘Shëndetësia’ për sterilizimin dhe Check up.
Sipas Koçit, Albana Vokshi po sillet në mungesë respekti ndaj anëtarëve të komisionit.
“Kryetarja vazhdon të mendojë se është komandante dhe kryetarja e Kuvendit e thërret seancën pasi e organizon konferencën e kryetarëve. Ajo është e detyruar në mazë të praktikës dhe kulturës parlamentare të koordinojë me kryesinë e komisionit.
Duan të bëjnë shfaqjeje teatrale politike,. Asnjë nuk është në konflikt interesi. Deklarata e konfliktit të interesit nuk nënshkruhet sepse kërkon një palë apo një palë tjetër politike por nëse duhet të nënshkruhet gjithmonë nëse e kërkon ligji”,- tha Koçi./