Për tre ditë me radhë Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit. Për Kryeministrin Edi Rama, kjo ngjarje do e kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe do e ngrejë në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES dhe me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri në rrjetin social Facebook.
Ditën e sotme (8 prill) do të mbahet mbledhja e 70-të e Komisionit për Evropën të UNËTO, ku do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
/a.r