Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Ukraina përfundimisht do t’i bashkohet NATO-s.
“Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s. Qëllimi ynë në samit është të ndihmojmë në ndërtimin e një ure drejt këtij anëtarësimi”, u shpreh Blinken për gazetarët në Bruksel, teksa po ndjek punimet e ministerialit të NATO-s me rastin e 75-vjetorit të krijimit të Aleancës.
Zgjerimi i NATO-s drejt lindjes është një obsesion për presidentin rus Vladimir Putin, i cili dy vjet më parë i shpalli luftë Ukrainës, duke deklaruar qëllimin e tij për të parandaluar afrimin e aleancës me kufijtë e Rusisë./m.j